Integrimi
Për shumicën e gjermanëve, është i pranueshëm fluksi i madh i refugjatëve
Përqindja e parë (60%) është më e lartë se ajo që ishte prezantuar nga sondazhi i realizuar në korrik të këtij viti kur përqindja ishte 54%
Një shumicë e gjermanëve e konsiderojnë të pranueshëm numrin e madh të refugjatëve që kohëve të fundit po vijnë në Gjermani. Plot 60 për qind e të anketuarve kanë shprehur këtë qëndrim del nga sondazhi i publikuar të premten nga “Politbarometer” i televizionit ZDF. Ndërsa të papranueshëm këtë numër e konsiderojnë 37%, raporton agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Përqindja e parë (60%) është më e lartë se ajo që po ky televizion e kishte prezantuar nga sondazhi i realizuar në korrik të këtij viti. Me atë rast 54% të gjermanëve e konsideronin të përballueshëm numrin e madh të refugjatëve në vendin e tyre.
Ndërkaq pothuaj ¾ e të anketuarve mendojnë se duhet të ketë dallime sa i takon trajtimit (strehimit dhe procedurës së azilit) në varësi të asaj se çfarë shansesh për qëndrim ka akëcili refugjat. Vetëm 23% janë për një trajtim të barabartë për të gjithë refugjatët.
Është interesante se një shumicë e madhe (69%) janë shprehur në favor të propozimit që këtyre refugjatëve (me pak shanse për azil) t`u jepen më pak para dhe më shumë ndihma “ne natyrë” (artikuj ushqimorë e të tjerë në vend të parave te xhepit).
26% janë kundër kësaj.
Sondazhin e ka realizuar grupi hulumtues nga Manhajmi “Wahlen”, i cili nga e marta deri të pemten ka anketuar përmes telefonit 1251 qytetarë me të drejtë vote.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











