Literaturë
Për shkak të pandemisë pezullohet panairi i librit “Prishtina 2020”
Panairi i 22-të i librit “Prishtina 2020” është pezulluar si rrjedhojë e gjendjes e masave kufizuese të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale Shoqata e Botuesve të Kosovës. Po shpresohet që të organizohet panairi në vjeshtë, nëse lejojnë kushtet.
“Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19 dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës me ç’rast nuk lejohen organizimet e panaireve, pezullohet panairi i 22-të i librit ‘Prishtina 2020’. Panairi planifikohej të mbaje, si gjithnjë, në javën e parë të muajit qershor. Nuk është anuluar tërësisht panairi, me shpresën se do të piqen kushtet që ngjarje kryesore e veprimtarisë së librit në Kosovë mund të mbahet në vjeshtë”, është njoftuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













