Jeta në Zvicër
Për shkak të një romance, largohet nga puna shefi i qendrës së azilit
Një udhëheqës i Qendrës federale të azilit "Ziegler" në Bernë, kishte filluar një marrëdhënie me një zyrtare tjetër të azilit
Jeta e përditshme në një qendër azili federal mund të jetë e ashpër. Janë lëshuar vendime të reja. Ata vendosin nëse ndokush do të merr azil apo jo? Nuk është një punë e lehtë për nëpunësit civilë. Megjithatë, Sekretariati shtetëror për migrim (SEM) krenohet me “profesionistë e saj në veprim”.
Por, një nga udhëheqësit e Qendrës federale të azilit “Ziegler” në Bernë, nuk ka qenë edhe aq shumë profesional. Nënkryetari i kësaj qendre kishte filluar një marrëdhënie me një zyrtare tjetër të azilit. Në një njoftim të shkurtër, ai është larguar nga vendi i punës, përcjell albinfo.ch.
Selia në Wabern, në afërsi të Bernës e ka konfirmuar romancën. Nga atje kanë pohuar se “Bëhet fjalë për një bashkëpunëtor të SEM-it, i cili kishte deri në fund të vitit 2017 kishte mbajtur funksionin e një udhëheqësi të departamentit. Për shkak të një përshkallëzimi të konfliktit dhe për shkak të një situate të jashtëzakonshme të personelit, ai është larguar nga detyrat e tij”.
Në funksionin e tij, ai kishte të bëjë për aplikimet për çështje azili. Në ndërkohë, atij iu dha një funksion tjetër. Aktualisht ai nuk paraqitet në punë, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Për azilkërkuesit, rregullat e institucionit përcaktojnë rregullat e vlefshme të lojës. Megjithatë, të dy zyrtarët e azilit, nuk i kanë respektuar rregullat. Sipas të brendshmëve, ai nuk ka dashur të kuptojë se situata ishte e padurueshme. Ishte një marrëdhënie varësie që ekzistonte. Të dashuruarit kishin nevojë urgjente për të ndryshuar gjerat brenda administratës.
Mësohet se ende nuk janë iniciuar procedura disiplinore. Sipas Qendrës federale të azilit “Ziegler”, shefi i saj nuk ka kryer ndonjë vepër penale. Zyrtarisht, autoritetet e migrimit nuk e komentojnë rastin.
Mes zyrtarëve, çështja ka qenë temë e bisedës për javë të tëra. Gjendja në qendër gjithsesi është nevrike. SEM do të riorganizohet tërësisht. Qindra të punësuar do të duhet të ndryshojnë vendin e tyre të punës dhe ndoshta duhet edhe të zhvendosen.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













