Kosova
Për promovimin e sektorit privat, Zvicra ndihmon Kosovën me mbi 7 milionë €
Mbi 7 milionë euro ka përfituar Kosova për promovim të sektorit privat Nga marrëveshja e nënshkruar në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet një marrëveshje nënshkruar me institucionet kosovare, ka ndihmuar Kosovën edhe me shtatë milionë euro për promovimin e sektorit privat. Qëllim i kësaj marrëveshje u tha të jetë përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe punësimi i të rinjve të Kosovës.
Drejtor i zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, tha se punësimi i të rinjve është një sfidë për vendin për zhvillimet e mëtejme.
“Sot po nënshkruajmë marrëveshjen PPSE me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. PPSE promovon sektorin privat dhe punësimi është pjesë e përpjekjeve të saj nga ambasada e Zvicrës për të mbështetur sektorin privat, zhvillimin dhe punësimin në Kosovë me fokus punësimin e të rinjve dhe grave… Ne jemi të fokusuar edhe për një fazë prej 7.2 milionë eurosh, ndërsa në përgjithësi janë investuar rreth 20 milionë për katër vjet në punësim dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me MTI-në”, ka thënë ai, citon rtk.
Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se është faza e dytë e implementimit të këtij projekti pasi që ka pasur edhe fazë të parë.
“Qëllim i këtij projekti është fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të thotë fokus të veçantë i jep punësimit të të rinjve, punësimin e gruas. Natyrisht ne u zotuam se ky projekt, kjo marrëveshje të nënshkruar, ky grant i dhënë të jetësohet”, deklaroi ai.
Ky grant, sipas tij, është për katër vitet e ardhshme, deri në vitin 2021 “dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen qeveria zvicerane do ta përkrahë edhe MTI-në dhe në përgjithësi popullin e Kosovës”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











