Lajme
Për pesë vjet Marine Le Pen nuk mund të kandidojë për poste publike, përfshirë zgjedhjet presidenciale
Marine Le Pen, udhëheqësja e “Tubimit Kombëtar” në Francë, për pesë vjet nuk mund të kandidojë për poste publike.
Ajo u largua nga gjykata përpara se të lexohej vendimi, teksa u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të Bashkimit Evropian.
Le Pen u dënua gjithashtu me katër vjet burg, prej të cilëve dy vjet me kusht. Megjithatë, është e paqartë nëse ajo do të vuajë ndonjë dënim me burg, transmeton albinfo.ch. Kjo ndalesë i shuan asaj shpresat për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale në vitin 2027.
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë dhe 24 zyrtarë të tjerë nga partia e saj u akuzuan për devijimin e më shumë se 3 milionë eurove nga fondet e Parlamentit Evropian, për të paguar stafin me bazë në Francë midis viteve 2004 dhe 2016. Gjykatësja dha vendime fajësie edhe për tetë anëtarë të tjerë aktualë ose ish-anëtarë të partisë së Le Pen, të cilët, si ajo, më parë kanë shërbyer si deputetë në Parlamentin Evropian.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










