Lajme
Zvicër: Paralajmërohen stuhi shumë të forta për mbrëmjen e sontme
Ekziston rreziku për jetën dhe trupin prandaj njerëzit duhet të kërkojnë mbrojtje, gjegjësisht të strehohen nëse ndodhen jashtë

Qeveria federale e Zvicrës ka paralajmëruar në paraditen e sotme për stuhi shumë të forta që do të shpërthejnë në të gjitha pjesët e vendit pasditen e vonë dhe mbrëmjen e së martës.
Sipas MeteoSwiss, Zyra Federale për Meteorologjinë dhe Mbrojtjen e Klimës, stuhitë pritet të arrijnë nivelin më të lartë të rrezikut 4, trasnmeton albinfo.ch. Ekspertët presin një shkallë të lartë trreziku të rrufeve, erëra me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë dhe breshër me kokrra të mëdha, shkruan srf.ch.
Nga e gjithë kjo ekziston rreziku për jetën dhe gjymtyrët, prandaj njerëzit duhet të kërkojnë menjëherë mbrojtje, gjegjësisht të strehohen nëse ndodhen jashtë.
Siç ka njoftuar tashmë edhe MeteoSwiss, stuhitë fillimisht formohen në male. Konsiderohet se brenda një ore mund të ketë deri në 30 litra reshje për metër katror.
Celula e stuhive po lëviz nëpër Zvicër nga perëndimi. Siç tregon radari i reshjeve nga SRF Meteo, stuhitë e forta do të godasin rajonin e Bernës në orën 20:00. Rreth një orë më vonë, rreth orës 21:00, ajo do të godasë rajonin e Bazelit. Rreth orës 21.40, qelia arrin në Cyrih, transmeton albinfo.ch. Por edhe në rajonet e lartpërmendura mund të ketë ende shi të madh dhe mund të ndodhin stuhi.
Përkeqësimi i motit po vjen pasi këto ditë dhe në veçanti sot, ishin regjistruar temperatura shumë të larta, deri në 37 gradë, në pjesë të ndryshme të Zvicës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri