Lajme
Për një vit, 6500 të diplomuar të papunë
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, numri i punëkërkuesve në Kosovë është 273 mijë e 443 veta. Vetëm për një vit Kosovës iu shtuan 6500 të diplomuar të papunë
Më shumë se 270 mijë qytetarë janë të regjistruar në entin për punësim, ndërsa vetëm në vitin 2014, Kosova i janë shtuar edhe 6500 punëkërkues të diplomuar. Këto shifra konsiderohen shqetësuese edhe për liderët politikë e institucionalë të Kosovës të cilat kanë premtuar qindra mijëra vende pune.
Jeton Mehmeti është analist në Instituti GAP. Ai ka thënë se numri i papunësisë është shumë shqetësues për vendin dhe se nga Qeveria nuk është bërë aq sa duhet për të zgjidhur problemin.
“Nga të dhënat që kemi, deri në qershor kemi pasur mbi 270 mijë persona të cilët janë të regjistruar si të pa punë. Kjo kupton se ne kemi një rritje prej 2.5 për qind në krahasim me vitin paraprak. Problemi i dytë, e që është edhe më shqetësues, është fakti se numri i personave që janë duke kërkuar punë dhe që janë me shkollim universitarë është rritur dukshëm në krahasim me vitin paraprak”, tha Mehmeti.
Vitin që mbeti pas, sipas tij, Kosovës i janë shtuar mbi 6500 punëkërkues të diplomuar, që i bie të kemi rritje prej mbi 16 për qind në krahasim me vitin paraprak.
“Problemi i tretë është me shërbimet e punësimit publik, të cilët deri në qershor të këtij viti kanë arritur që të punësojnë vetëm shtatëmijë persona”, thotë Mehmeti.
Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i punëkërkuesve në Kosovë është 273 mijë e 443, raporton RTK.
Sipas të njëjtit burim, janë mbi 29 mijë familje që jetojnë me asistencë sociale. Prej tyre, 7350 familje vetëm në rajonin e Prishtinës. Pastaj vjen rajoni i Mitrovicës me 7.195 raste, ndërsa rajoni i Prizrenit është i treti me radhë me 3.994 familje të tilla.
Në vendin e katërt është rajoni i Pejës me 3.609 familje me asistencë sociale. Ndërsa, nuk qëndron më mirë as rajoni i Gjilanit, ku familjet me asistencë sociale kanë arritur numrin 3181. Rajoni i Ferizajt ka 2.949 familje të regjistruar në qendrën sociale, derisa rajoni i Gjakovës ka 1260 sosh.
Hafiz Leka, kryesues i Divizionit të Punësimit dhe Politikave, thotë se tek numri i punëkërkuesve vërehet rritje për 3 për qind nga viti 2013.
Nga ana tjetër, Fadil Maloku, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se nuk është bërë aq sa duhet për rastet sociale. Sipas tij, viti 2015 do të jetë sfidë madje edhe më e madhe, si për familjet që jetojnë me asistencë sociale po ashtu edhe për shtetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














