Shkurt.ch
Për kontrollim më efikas të armëve
Dy dhomat e Parlamentit kanë miratuar dy mocione përkatëse që kanë për synim mbrojtjen më të mirë nga armët e zjarrit.
E drejta për mbajtje të armëve, sipas të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës duhet të kufizohet edhe më tej. Ato kanë miratuar dy mocione përkatëse që kanë për synim mbrojtjen më të mirë nga armët e zjarrit.
Njerëzit që kanë blerë armë rishtas deri para pak vitesh nuk kanë qenë të detyruar t`i regjistrojnë armët në mënyrë sistematike. Po ashtu armët që më parë janë blerë në forma private ose janë trashëguar, nuk janë të regjistruara askund. Kjo përbën problem edhe për policinë e cila në rastet e ndërhyrjeve të saj duhet të dijë nëse duhet të llogarisë se personat e kontrolluar kanë armë zjarri ose jo, ka thënë ministrja e drejtësisë dhe policisë Simonetta Sommaruga, shkruan nzz.ch.
Dhoma e Kantoneve ka pranuar në heshtje dhe pa asnjë kundërshtim propozimet e qeverisë, të kaluara më parë edhe nga Dhoma Nacionale.
Në bazë të tyre do të ndërtohet baza ligjore për krijimin e planifikuar të regjistrit të armëve në nivel kantonesh dhe të federatës.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












