Shkurt.ch
Për Juso-n, martesa është një “model që i ka ikur koha”
Kryesia e Juso-s (Socialistët e rinj) ka miratuar sot qëndrimin sipas të cilit martesa ose jeta në çift është diçka që po i kalon koha dhe që duhet të reformohet ose të hiqet krejtësisht. Me këtë qëndrim, kreu i kësaj organizate do të dalë në kuvendin delegues që mbahet më 20 qershor në Gjenevë.
“Feminizmi borgjez predikon se femrat mund të arrijnë të gjitha, mjafton që ta duan këtë. Por ky feminizëm e injoron me vetëdije faktin se seksizmi është tejet profitabil. Për këtë arsye, në kapitalizëm nuk mund të ketë barazi të vërtetë gjinore. Vetëm feminizmi socialist mund të luftojë në mënyrë konsekuente kundër seksizmit dhe për lirinë e gruas”, thuhet në qëndrimin e Juso-s që është publikuar në gazetën “Schweiz am Sonntag”.
Feminizmi në shekullin 21 duhet t`i përfshijë edhe komunitetin LGBT. Për këtë arsye Juso kërkon që institucioni i martesës të bëhet menjëherë i hapur për të gjitha çiftet e të gjitha gjinive dhe konstelacioneve si dhe që çiftet e pamartuara të barazohen me ato të martuara. Në një afat më të gjatë, martesa është madje një model i tejkaluar, që Juso e kundërshton.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













