Lajme
Për investime të huaja duhet kushte më të mira në Kosovë
Kosova konsiderohet vend i sigurt për investime, por investitorët e huaj kërkojnë që investimet e tyre të jenë të mbrojtura me ligj
Korporatat e fuqishme botërore kërkojnë në Kosova që investimet e tyre të jenë të mbrojtura me ligj dhe ato ligje të jenë të aprovuara dhe në fuqi.
Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se për tërheqjen e investime të huaja duhet të nxirren ligje që sigurojnë një ambient të sigurt për investitorët e huaja.
Sipas tyre kjo duhet të jetë prioritet pasi që në Kosovë viteve të fundit ka rënie të investimeve të huaja, në një periudhë kur shtimi i tyre vlerësohet thelbësor për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Myzejene Selmani, ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet të krijojnë kushte më të favorshme për investime të huaja.
Ajo konsideron se me rritjen e investimeve direkte do të rritej edhe zhvillimi ekonomik dhe do të binte shkalla e lartë e papunësisë në vendin tonë.
Sipas saj Ministria e Tregtisë, por edhe ajo e Zhvillimit Ekonomik duhet të marrin modelet nga rajonit dhe të ofrojnë një ligj që do t’iu garantojë investitorëve lehtësira për investime në Kosovë, dhe se në këtë drejtim nuk duhet humbur shumë kohë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, edhe pse konsideron se Kosova është vend i sigurt për investime, sipas tij prapë se prapë, korporatat e fuqishme botërore kërkojnë që investimet e tyre të jenë të mbrojtura me ligj dhe ato ligje të jenë të aprovuara dhe në fuqi.
Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka nxjerrë ligjin për nxitjen e investimeve, që mund të ndikojë direkt në rritjen e prodhimit dhe eksportit.
Sipas raporteve të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se investimet e huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë rënë për më shumë se 19,5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Investimet e huaja gjatë kësaj periudhe të vitit kaluar kanë qenë 59 milionë euro.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












