Lajme
Për herë të pestë, FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë
Sipas rezultateve të prezantuara nga KIPRED, edhe këtë radhë, për herë të pestë, FSK është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë 3.74.
Për të pestën herë me radhë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vlerësohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë. Kështu thuhet në një raport që publikuar para medieve në Prishtinë, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED). Ky institut ka zhvilluar sondazh me qytetarët e Kosovës gjatë periudhës 15 nëntor 2016 deri me 15 shkurt 2017.
Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë, FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë 3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së Haki Demolli është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88.
Sipas publikimit, Forca e Sigurisë së Kosovës besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë, citon KP.
“Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të punës së palodhshme dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










