Bota
Për herë të parë Austria do të ketë një kancelare grua
Presidentja e Gjykatës Kushtetuese, Brigitte Bierlein, do të drejtojë qeverinë e tranzicionit, të përbërë nga ekspertë. Këtë e bëri të ditur presidenti austriak, Alexander Van der Bellen mit.
Presidentja e Gjykatës Kushtetuese në Austri, Brigitte Bierlein, do të jetë kancelarja e ardhshme e Austrisë, deri në zgjedhjet e ardhshme. Presidenti austrialk Alexander Van der Bellen, bëri të ditur në Vjenë se do ta emërojë atë “pas pak ditësh“, në postin e kancelares. Kryetari i qeverisë konservatore austriake, Sebastian Kurz, e humbi votëbesimin në kuadër të aferës me video nga Ibica.
Presidenti Van der Bellen e ngarkoi zonjën Bierlein me krijimin e një qeverie të re, që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar që do të mbahen në vjeshtë. “Unë e kam njohur dhe vlerësuar presidenten Bierlein si një personalitet të matur, largpamëse dhe shumë kompetente.” Van der Bellen theksoi, se bëhet fjalë për administrimin e mirë dhe të duhur të punëve të shtetit. Ai ka rënë dakord me Bierlein që në qeveri të marrin pjesë kryesisht ekspertë të njohur. Ai tha se pret nga partitë e përfaqësuara në parlament, përkrahje për qeverinë e ekspertëve.
Juristja Bierlein, e lindur më 1949 në Vjenë është zgjedhur më 2003 në zëvendëspresidente dhe në shkurt 2018 presidentja e parë e Gjykatës Kushtetuese në Austri. 69 vjeçarja ka kontakte të mira me konservatorët e ÖVP por edhe me populistët e djathtë të FPÖ.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













