Turizëm
Për gjashtë muaj, rreth 17 mijë turistë vizituan Përmetin

Siç njofton ATSH, rreth 17 mijë turistë kanë zgjedhur si itenerarin e tyre turistik në periudhën janar-qershor qytetin e Përmetit, i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Vjosë.
I njohur si qyteti karakteristik i njerëzve të urtë dhe mikpritës, i luleve, i këngëve popullore lirike me saze, qyteti i verës, por veçanërisht i glikove unikale, Përmeti ka qenë një mundësi më shumë për turistët që kanë mundur të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizmin kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik.
Nënkryetari i Bashkisë së Përmetit, Llazar Thanasi, në një prononcim për ATSH-në, tha se “deri tani llogariten rreth 17 mijë mijë turistë vendas e të huaj, si gjermanë, holandezë, italianë, por nuk mungojnë edhe ata izraelitë, francezë, austriakë, polakë, çekë, grekë, kinezë, shqiptarë”.
Duke parë këtë trend, sipas tij, Përmeti vijon të jetë një nga destinacionet tepër të rëndësishme të ekoturizmit, turizmit të aventurës me biçikletë, hiking dhe atë lumor.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Ambasada italiane ka rekomanduar qytetarët që ta vizitojnë Përmetin, duke e cilësuar si zgjedhje ideale për të kaluar fundjavën, përcjell albinfo.ch.
Lexo edhe:
E-Diaspora
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali Platforma mediale Albinfo.ch, si një nga platformat më promovuese të diasporës, veçmas profileve të suksesshme, kësaj...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor