Lajme
Për EULEX-in vendimi i qeverisë ilegal
Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka bindjen se ka qenë ilegal vendimi i Qeverisë për të vënë nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31, që ndodhen në kufi me Serbinë. Prandaj, ka refuzuar ta mbështesë në aksion.
Burime shumë të besueshme brenda Qeverisë së Kosovës i kanë thënë “Kohës Ditore” se ky mision evropian është thirrur në kompetencat ekzekutive, kur i është kërkuar javën e shkuar që të implementojë vendimin e masës së reciprocitetit për mosnjohjen e vulave të Doganave të Serbinë. Ndërkaq, kur i është thënë se Qeveria, edhe pa bekimin e EULEX-it, do të marrë masa për ta ekzekutuar vendimin, ka kthyer përgjigjen se këtë nuk mund ta bëjë. Ndërmarrjen e një veprimi të këtillë të mundshëm e kishte kualifikuar “jolegal”.
“Javën e kaluar kryeministri ka pasur kontakte me shefin e EULEX-it, nga i cili ka marrë përgjigjen refuzuese për ta mbështetur Qeverinë në aplikimin e masës së reciprocitetit edhe në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak. Kryeministri ia ka bërë të qartë se do të veprojë i vetëm, por De Marnhac i ka thënë se as nuk do të duhej t’i shkonte mendja për të vepruar”, ka thënë ky burim. “De Marnhac ka thënë se Qeveria nuk mund ta bëjë njëanshëm veprimin, pasi që EULEX-i mund të ushtrojë përgjegjësi ekzekutive ligjore”, citohet të ketë thënë burimi.
Kryeministri Thaçi ka folur për EULEX-in një ditë më parë në pjesën e parë të mbledhjes së Qeverisë, gjatë së cilës kohë nuk janë lejuar mediat të kenë qasje.
“Thaçi tha që EULEX-i e ka konsideruar vendimin e Qeverisë si ilegal dhe se praktikisht ka qenë në anë të kundërt me ne”, ka thënë në kushte anonimiteti një anëtar i kabinetit qeveritar, pjesëmarrës në mbledhje.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













