Shkurt.ch
Për degradim të kosovarëve ndiqen penalisht shefat e SVP-së
Reklama: “Kosovarët therin zviceranin", ka bërë që disa anëtarë të SVP-së të hetohen penalisht mbi dyshimet për racizëm
Reklama propaganduese e publikuar nëpër gazeta vitin e kaluar në kuadër të fushatës së SVP-së kundër imigracionit masiv me titullin: “Kosovarët therin zviceranin”, ka bërë që disa zyrtarë të lartë të këtij subjekti politik të përballen me drejtësinë për shkelje të ligjit mbi diskriminimin racor.
Prokuroria e Cyrihut ka konfirmuar se po i zhvillon hetimet ndaj Komisionit të Iniciativës së SVP-së kundër emigracionit masiv për shkelje të mundshme të ligjit kundër racizmit në Zvicër.
Lajmin e ka konfirmuar për 20min kryeprokurori i Cyrihut, Hans Maurer.
Penalisht do të ndiqet kreu i partisë Toni Bruner, zëvendës i tij, Christoph Blocher, Adrian Amstutz dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të SVP-së.
Vitin e kaluar SVP-UDC kishte pranuar të modifikonte titullin e pllakatit të saj, duke e kthyer atë nga shumësi “kosovarët” në njëjës “kosovari ther zviceranin”.
Ky është i gjithë “kompromisi” që kishte pranuar ta bënte SVP-UDC kundrejt gazetave të cilat nuk kishin pranuar ta botonin reklamën e saj propaganduese për fushatën e iniciativës “Të ndërpritet imigracioni masiv”.
Dy kosovarë, persona privatë kishin ushtruar padi penale kundër SVP-UDC-së në lidhje me afishen e publikuar në mediet zvicerane.
Për avokatin e tyre, David Gibor, i cili kishte inicuar padi qysh në tetor të vitit të kaluar ndaj SVP-UDC-së, ndryshimi tekstual i reklamës tregon se iniciatorët kanë qenë të vetëdijshëm për mundësinë e procedurës penale.
Ndërsa presidenti i SVP-së, Toni Bruner tha se nuk është në dijeni për procedurën penale dhe për këtë arsye nuk dëshiron të prononcohet.
Kryeprokurori i Cyrihut, Mauer tha se disa prej politikanëve të SVP-së mund të përdorin imunitetin e tyre si deputet nacional për t’i ikur përgjegjësisë. Por nëse e bëjnë këtë, atëherë duhet të iniciohet një procedurë parlamentare, thotë Maurer…
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










