E-Diaspora
Për çka do të votojnë zviceranët të dielën në referendum (VIDEO)
Zviceranët të dielën do të dalin në referendum për të votuar për të mbrojtur cilësinë e ushqimit «Fair-Food», përcjell albinfo.ch.
Zviceranët të dielën do të dalin në referendum për të votuar për të mbrojtur cilësinë e ushqimit «Fair-Food», përcjell albinfo.ch.
Zvicra është më së shumti shoqëri urbane, por bujqësia është një pjesë e rëndësishme e identitetit të saj kulturor, e cila sipas iniciatorëve është e kërcënuar nga importet e ushqimit të lirë që dëmton standardet e larta zvicerane.
Prandaj, votimi zviceran të dielën në dy referendume do të vendosë për të ardhmen e industrisë ushqimore.
Referendumi është planifikuar, pasi përkrahësit i mblodhën më shumë se 100 mijë nënshkrime, siç parashihet me ligjin për demokracinë e drejtpërdrejtë në Zvicër.
Referendumi i parë është i njohur si «Fair-Food», kërkon nga qeveria federale për të nxitur prodhimin ekologjik dhe të drejtë të ushqimit. Po ashtu është propozuar etiketimi më i hollësishëm i produkteve dhe miratimi i masave antidumping.
Është propozuar po ashtu rritja e numrit të të punësuarve në bujqësi, duke vendosur çmime më të drejta për të gjitha produktet dhe rritjen e taksave mbi ushqimet e importuara.
Kundërshtarët, përfshirë qeverinë zvicerane, besojnë se miratimi i këtyre kërkesave do të çojë në rritjen e burokracisë dhe kostove, dhe do të sjellë vendin në konflikt me marrëveshjet ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









