Shqipëria
Për 9 muaj, 501 milionë euro nga mërgimtarët
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është shënuar një rritje prej 7.9%
Të ardhurat që emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre në 9 muajt e këtij viti arritën në 501 milionë euro, sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është shënuar një rritje prej 7.9%.
Në tremujorin e tretë të vitit, që përkon me periudhën sezonale kur emigrantët kthehen në shtëpitë e tyre për pushime, ata sollën në vend rreth 170 milionë euro, me një 2.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transmeton ‘monitor’.
Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në të njëjtën periudhë u konstatua dhe një rritje e ndjeshme e depozitave në valutë, teksa një pjesë e kursimeve janë depozituar në bankat në Shqipëri. Në dy muajt gusht-shtator, stoku i kursimeve në valutë, ku mbizotëron euro, u rrit me 17 miliardë lekë, ose rreth 134 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi















