Integrimi
Për 9 muaj, 2064 kosovarë bëhen me pasaporta zvicerane
Gjithsej janë natyralizuar 25.600 të huaj ose 3000 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2014, kur ishin regjistruar 22700 të tilla
Gjatë nëntë muajve të vitit 2015 (janar-shtator) janë natyralizuar ose e kanë fituar shtetësinë zvicerane 25.600 të huaj. Ky numër është për 3000 më i madh se ai i natyralizimeve të bëra në periudhën e njëjtë të vitit 2014, kur ishin regjistruar 22700 të tilla, shkruan albinfo.ch.
Siç mund të shikohet më tutje në shënimet e detajuara të publikuara të enjten nga Sekretariati Federal për Migracion (SEM), numri më i madh i të natyralizuarve vjen nga Gjermania, transmeton albinfo.ch. 3517 shtetas gjermanë që jetojnë në Zvicër kanë marrë gjatë kësaj periudhe pasaportat zvicerane.
Menjëherë pas tyre janë italianët, 3463 prej të cilëve gjatë këtyre nëntë muajve janë bërë zviceranë me dokumente. Portugezët me 2092 dhe kosovarët me 2064 pasaporta zvicerane vijnë në vendin e tretë respektivisht të katërt të kësaj liste.
Ata pasohen nga francezët (1510), turqit (1214) serbët (1128), spanjollët (920) maqedonasit (840) etj.
Statistikat e publikuara të enjten nga SEM tregojnë se në Zvicër, në fund të shtatorit 2015 kanë jetuar rreth 109.000 shtetas kosovarë, ose rreth 6000 më shumë se një vit më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










