Shqipëria
Për 800 euro, u premtohet punë në Suedi, zbulohet mashtrimi
"Më kanë ardhur tre persona, po kam dëgjuar edhe për persona të tjerë. Është një person që ka vënë njoftime te gazeta Çelsi, me një numër suedez."
Emisioni “Fiks Fare” në TCH ka zbuluar mashtrimin që u bëhet shqiptarëve për të emigruar në Suedi. Një shqiptar përmes një gazete kërkonte punëtorë të profesioneve të ndryshme për t’i dërguar në Suedi dhe për këtë kishte publikuar edhe numrin e telefonit në njoftim.
Një mërgimtar nga Shqipëria ka rrëfyer për këtë emision se disa shqiptarë në Suedi kanë mashtruar shumë njerëz duke u premtuar punë, një të ardhme më të mirë e duku u marrë nga 750 deri në 800 euro, por pasi mbërritën atje, ata nuk u dalin në takime.
“Më kanë ardhur tre persona, po kam dëgjuar edhe për persona të tjerë. Është një person që ka vënë njoftime te gazeta Çelsi, me një numër suedez. Ky person ka vënë një emër që quhet Nikolin Prenga, disa thonë që është nga Lezha, disa thonë nga Shkodra. Disa thonë që ka edhe një emër tjetër. Këtë numër që ka ky person e kam kërkuar në Suedi, po nuk më lajmërohet”, ka rrëfyer mërgimtari.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













