Integrimi
Për 4 nga 5 gjermanë, të huajt janë problemi më akut i vendit!
Katër nga pesë persona në Gjermani e konsiderojnë migracionin dhe integrimin e të huajve si njërin ndër problemet aktuale më të mprehta të vendit. Në krahasim me një vit më parë, qëndrimi negativ ndaj të huajve është rritur më shumë se dy fish!
Fluksi i madh i refugjatëve që kanë ardhur gjatë këtyre dy viteve në Gjermani ka rritur shkallën e frikës së popullatës vendëse ndaj të huajve. Këtë e kanë përforcuar edhe zhvillimet e dhunshme të kohëve të fundit në vende të ndryshme evropiane të shkaktuara nga të huajt, shkruajnë mediat gjermane
Kështu, sipas një ankete të zhvilluar së fundi nga Instituti për hulumtimin e opinionit GFK, katër nga pesë persona në Gjermani e konsiderojnë migracionin dhe integrimin e të huajve si njërin ndër problemet aktuale më të mprehta të vendit, transmeton albinfo.ch. Se sa është ashpërsuar ky problem tregon fakti se në krahasim me një vit më parë, qëndrimi negativ ndaj të huajve është rritur më shumë se dy fish!
Migracioni dhe integrimi janë aktualisht ndër preokupimet më të mëdha edhe për shtete tjera të Evropës Perëndimore, përcjell albinfo.ch. Kështu, në Zvicër 50 për qind të banorëve e konsiderojnë si sfidë problemin me të huajt ndërsa në Austri kjo përqindje është madje 66%.
Megjithatë, po u shikua problemi te të gjitha shtetet ku u zhvillua sondazhi, numri më i madh i njerëzve, si probleme emergjente i konsiderojnë rritjen e çmimeve dhe papunësinë.
Për këtë sondazh janë pyetur 28.000 persona në 24 vende të Evropës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












