Kosova
Vazhdojnë kolonat, për 24 orë në Kosovë kanë hyrë mbi 45 mijë mërgimtarë
Sa i përket veturave, numri i tyre ka shkuar në 13647
45 mijë e 468 mërgimtarë për 24 orë kanë hyrë në Kosovë. Policia e Kosovës ka treguar edhe për hyrjet e tjera e daljet me vetura, kamionë, autobusë dhe këmbësorë.
Në total numri i njerëzve që kanë hyrë në Kosovë është 45.468, që kanë dalë nga Kosova është 42.275. Nga kjo, 31.940 kanë hyrë nga Perëndimi e 28.120 kanë dalë. Nga Lindja kanë hyrë 9297 e kanë dalë 9380. Nga Veriu kanë hyrë në Kosovë 4231 njerëz e kanë dalë 4775.
Për sa u përket hyrjeve me vetura, në total për 24 orë në Kosovë kanë hyrë 13647, ndërsa kanë dalë 11848. Nga Policia e Kosovës tregojnë se për sa i përket numrit të këmbësorëve, për 24 orë hyrën në Kosovë 3377 këmbësorë e dolën 1972.
Kolona në Merdar ka prej 60 deri 90 minuta për të hyrë në Kosovë e për të dalë deri 120 minuta. Te Dheu i Bardhë 30 minuta për të hyrë e 30 për të dalë, ka kolonë deri në 100 metra. Në Jarinje 20 minuta për të hyrë e 20 për të dalë nga Kosova dhe te Hani i Elezit 10 minuta për të hyrë e 10 për të dalë. Gjithashtu, në Vërmicë shkon 5 deri 10 minuta për të hyrë dhe njëjtë edhe për të dalë. Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare, si në Qafë të Morinës, Bërnjak, Mutivodë, Muçibabë e të tjera, nuk ka kolona dhe hyrje/daljet janë nga 3 deri 5 minuta.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











