Lajme
Për 18 muaj, 24 të vdekur në vend të punës
Njëzetekatër punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë vitit të kaluar dhe në gjysmën e parë të këtij viti, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punës
Për shkak të papunësisë së madhe, punëtorët kosovarë mbesin më të pasigurtit në punë. Nëse ata lëndohen edhe pësojnë me fatalitet, nuk kanë sigurime shëndetësore që ua kompenson ose rikuperimin, ose dhe familjes humbjen fizike. Vetëm vitin e kaluar 24 punëtor kanë vdekur në punë.
“Gjatë vitit 2012 kanë ndodhur 17 raste të vdekjes në vendin e punës, ndërsa gjatë vitit 2013, në gjashtëmujorin e parë, kanë ndodhur 7 raste të vdekjes në punë”, ka deklaruar Valon Leci nga Inspektorati i Punës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale
Basri Ibrahimi, kryensipektor i punës, ka thënë se rastet që kanë përfunduar fatkeqësisht me fatalitet, janë në sektorin privat. Sipas tij, këto 7 raste të cilat kanë ndodhur për gjashtë muajt e parë të këtij viti, kanë ndodhur nga nënkontraktorë të kompanisë Bechtel&Enka, si dhe nënkontraktorë të KEK-ut.
Përfaqësuesit e konsorciumit “Bechtel&Enka”, e cila është duke e ndërtuar autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë, nuk kanë dhënë detaje se si kanë ndodhur vdekjet, raporton “Zëri”.
Ndërkaq, sa u përket lëndimeve në punë, Inspektorati i Punës bën të ditur se vetëm në gjysmën e parë të vitit të kaluar kanë ndodhur 24 lëndime të punëtorëve në vendin e punës, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 kanë ndodhur 12 lëndime.
Të pakënaqur me sigurinë e punëtorëve dhe me të drejtat e tyre në punë, shprehet Alush Sejdiu nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Ai ka potencuar se mbrojtja dhe shëndeti në punë konsiderohen si kusht elementar, ku çdo biznes, kompani duhet t’i përshtat kushtet për punëtorin që të jetë sa më i favorshëm në punë.
“Kushtet në sektorin privat janë jashtëzakonisht të pafavorshme për punëtorin, ndërkaq nè sektorin publik kushtet janë më të favorshme”, tha ai.
Sipas tij, sektori publik ka krijuar zyra të veçanta, ku ka referent që merret me çështjet dhe shëndetin në punë dhe ata sipas mundësive financiare e ushtrojnë një përkujdesje për punëtorët, ndërsa në sektorin privat lë shumë të dëshiruar aktiviteti në këtë drejtim.
”Ne kërkojmë pothuajse që 10 vjet që të ketë sigurime shëndetësore, mirëpo ai ligj ende nuk ekziston dhe fati i punëtorëve mbetet në duart e punëdhënësve”, ka pohuar Sejdiu.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













