Shkurt.ch
Për 1000 fëmijë emigrantë përkujdeset një grua amerikane
240 mijë emigrantë janë dëbuar nga SHBA-ja pa dokumente dhe pa histori kriminale, 20 mijë më shumë se në vitin 2012.
Sipas studimeve të qendrës “Pew”, shumë nga të dëbuarit lanë pas fëmijë që janë qytetarë amerikanë. Një grua nga Florida po kujdeset për qindra prej tyre. Më shumë se 900 të tjerë janë nën kujdesin e Nora Sandigos, raporton VoA.
Ajo u sjell atyre çdo ditë mjete shkollore dhe ushqime që i janë dhuruar organizatës së saj dhe çdo javë ajo i mbledh ata në shtëpinë e saj në Florida. Sandigo ruan dokumentet e secilit prej fëmijëve: pasaporta, certifikata lindjeje dhe transferime të noterizuara të kujdestarisë, dokumentet për afro një mijë fëmijë, prindërit e të cilëve kanë hequr dorë nga të drejtat e tyre.
Fëmijët kanë lindur në Shtetet e Bashkuara, domethënë janë qytetarë amerikanë. Por, ose njëri ose dy prindërit e tyre pa dokumente janë deportuar.
Nëse fëmijët qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, ata mund të marrin ndihmë ekonomike nga qeveria. Por, Sandigo thotë se të afërmit ose fqinjët që marrin përsipër t’i mbajnë fëmijët druhen të kërkojnë ndihmë nga agjencitë qeveritare.
Sandigo është aq e indinjuar saqë mori një autobus me qira, e mbushi me 38 nga fëmijët dhe shkoi nga Miami në Shtëpinë e Bardhë, ku i kërkoi ndihmë Presidentit Obama.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










