Shqipëria
Për 1 vit, mbi 5 mijë infermierë drejt Gjermanisë
Shoqata e Infermierëve përllogarit se deri në fund të vitit shifra e largimeve të infermierëve të arrijë deri në 5300
“Unë jam infermier prej 10 vjetësh, punoj në një spital privat në Shqipëri. Kemi zgjedhur për t’u larguar drejt Gjermanisë”.
Ky 32-vjeçar është një nga mijëra infermierët që po përgatitet për t’u larguar drejt Gjermanisë, raporton “TV Klan”.
“Arsyeja kryesore është për një jetë më të mirë, edhe pagesa po. Në Gjermani do të marr rreth 2 mijë euro në muaj”.
Të dhënat zyrtare nga Shoqata e Infermierëve tregojnë se nga janari deri në muajin gusht 2.500 infermierë u larguan nga Shqipëria. Vetëm nga Qendra Spitalore Universtare “Nënë Tereza”, rreth 500 infermierë po ndjekin kurset e gjuhës gjermane, përcjell albinfo.ch.
“Shumë shokë dhe shoqe janë larguar tashmë, por edhe shumë të tjerë po largohen”.
Shoqata e Infermierëve përllogarit se deri në fund të vitit shifra e largimeve të infermierëve të arrijë deri në 5300. Edhe të dhënat e Urdhrit të Mjekut flasin për qindra mjekë të larguar në dy vjetët e fundit, shumica prej tyre specialistë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













