Lajme
Pensionistët kosovarë, ndër “Fituesit e Vitit 2019” të gazetës zvicerane
"Drejtësia po vjen më në fund te pensionistët e AHV-së në Kosovë..."
Gazeta zvicerane Blick, në përzgjedhjen e pesë fituesve që ka bërë në fund të vitit që shkoi, ka përfshirë edhe pensionistët kosovarë. Bëhet fjalë për fillimin e funksionimit të marrëveshjes për sigurimet shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës, e njohur më mirë si Marrëveshja për pensionet. Për këtë marrëveshje ka raportuar në vazhdimësi gjatë viteve të kaluara edhe albinfo.ch.
Në vazhdim, përshkrimi që gazeta u bën “fituesve” të radhës.
Pensionistët e moshës dhe trashëgimisë në Kosovë (AHV): Më në fund! Drejtësia po vjen te pensionistët e AHV-së në Kosovë. Pensionet AHV dhe IV (të invaliditetit) nuk janë paguar në Kosovë me vite. Zvicra kishte ndërprerë një marrëveshje të sigurimeve shoqërore në raport me Kosovën në vitin 2010, transmeton albinfo.ch. Arsyetimi për këtë ndërprerje konsistonte ndër të tjera në faktin se detektivët socialë që po gjurmonin abuzuesit e pensioneve ishin kërcënuar me vdekje. Sidoqoftë, ndërprerja në fjalë nuk goditi mashtruesit, por mbi të gjitha qindra qytetarë të ndershëm që kishin punuar me vite në Zvicër. Marrëveshja e re ka hyrë në fuqi që nga shtatori – dhe kosovarët, pensionistë të Zvicrës, më në fund po marrin përsëri pensionet e tyre.
Në mesin e pesë “fituesve të vitit 2019”, përveç pensionistëve kosovarë, janë gjetur edhe: Greva e grave, e mbajtur më 14 qershor, e cila tuboi qindra mijë veta, pastaj sërish gratë e Zvicrës, të cilat kanë fituar dukshëm më shumë vende në Parlamentin Nacional etj.
Gazeta po ashtu ka zgjedhur edhe dështimet e vitit, përcjell albinfo.ch. Aty bëjnë pjesë, veç tjerash, ministri federal nga SVP/UDC, Guy Parmellin, deputeti nga CVP, Filipe Lombardi dhe të gjithë burrat që nuk kanë mundur të rizgjidhen në Parlamentin e vendit.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











