Lajme
Pensionet në Kosovë, ende me të vjetrën
Ministri Abrashi: “Janë diku rreth 17 mijë aplikime që janë bërë nga pensionistët, janë duke u përpunuar, por këto ditë vendosim në Qeveri për shumën e secilës kategori"
Afati për dorëzimin e dokumentacionit të pensionistëve kontributdhënës, ka mbaruar më 31 mars. Deri tash rreth 17 mijë pensionistë kontributdhënës kanë arritur që t’i sigurojnë dokumentacionet për të aplikuar në këtë kategori. Mirëpo ata megjithatë ende nuk kanë arritur të marrin pensionet me rritje sipas Udhëzimit Administrativ, që ka dalë nga Ligji për Skemat Pensionale.
Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për gazetën “Zëri” se ka përfunduar afati i dorëzimeve, por këto dokumente tashmë janë duke u verifikuar. Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet që të vendoset në mbledhjen e Qeverisë për shumën e secilës kategori dhe më pas do të fillojnë pensionet me rritje. “Janë diku rreth 17 mijë aplikime që janë bërë nga pensionistët, janë duke u përpunuar, por këto ditë vendosim në Qeveri për shumën e secilës kategori.
Dhe sapo të vendoset do të fillojmë menjëherë me pagesat, pasi që mjetet i kemi të siguruara”, ka thënë ai. Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka thënë se pas 17 vjetësh është bërë një progres tek pensionistët dhe që, sipas tij, pritet të përmirësohet gjendja edhe më tutje. Por Kajtazi thotë se pensionistët kanë pasur probleme në kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm.
Ai thotë se ka pasur ankesa të shumta nga pensionistët, që u janë djegur diplomat ose ato u kanë mbetur nëpër fakultetet jashtë vendit sidomos në Beograd dhe Zagreb, që nuk kanë mundur të gëzojnë këtë të drejtë. Sipas tij, problem tjetër janë edhe kualifikimet interno të larta, të cilat nuk janë pranuar pasi që Ligji mbi Arsimin e Lartë nuk e njeh një diplomë të tillë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













