Shkurt.ch
Pegida anulon protestën në Bazel për shkaqe sigurie
Në protestë do të merrnin pjesë edhe Jean-Marie Le Pen, themelues i «Front National» francez, kryetarja e partisë kundër BE-së «Alternative für Deutschland» Frauke Petry etj.
Lëvizja «Pegida» (organizata e njohur gjermane që proteston kundër islamizimit të perëndimit) ose “dega” e saj në Zvicër kishte paralajmëruar një manifstim protestues për sot në Bazel. Por, manifestimi është anuluar, kanë deklaruar sot përgjegjësit e Pegida-s. Shkak për këtë anulim ka qenë «rreziku nga përshkallëzimi i situatës», shkruajnë sot mediet zvicerane.
Protesta e kësaj organizate ishte lejuar dhe pastaj ndaluar nga policia por kjo nuk u kishte bërë përshtypje organizatorëve fillimisht, transmeton albinfo.ch. Në një listë të paverifikuar rezultonte se në protestë do të merrnin pjesë edhe eksponentë të njohur të ekstremit të djathtë nga jashtë vendit, si Jean-Marie Le Pen, themelues i «Front National» francez, kryetarja e partisë kundër BE-së «Alternative für Deutschland» Frauke Petry etj.
Por ndërkohë të rinjtë e Partisë së Gjelbër dhe Juso kishin paralajmëruar një kundërdemonstratë. Për shkak të shqetësimeve të natyrës së sigurisë, policia ka tërhequr lejen që më parë ia kishte dhënë organizatorit javën e parafundit. Ajo në arsyetimin e saj kishte shkruar se «ka informacione për pjesëmarrjen e grupeve të dhunshme nga të dyja kampet, madje nga vendi dhe jashtë tij». Si rezulat, Pegida ka bërë sot anulimin.
Kryetari i saj Mike Spielmann ka shkruar në facebook: veç tjerash «Për ne ka qenë me shumë rëndësi që të tregojmë një sinjal të qartë kundër një politike të gabuar në vendin tonë. Por ne, në bazë të njoftimeve më të reja (implikimi i huliganëve dhe personave të dhunshëm) na u bë e qartë se ne nuk duam dhe as guxojmë të rrezikoojmë sigurinë e qytetarëve».
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











