Shkurt.ch

Pedofili nga Berna ka abuzuar 44 adoleshentë

Ai shantazhonte viktimat të cilat detyroheshin të dilnin në takime me të dhe t`i nënshtroheshin dëshirave të tij perverse seksuale

 Një 47 vjeçar nga Berner Oberland ka joshur të rinjtë e moshave 15-17 vjeç duke u paraqitur në facebook si një vajzë atraktive, për të siguruar kështu fotografitë e tyre lakuriqe. Me këtë veprim ai i shantazhonte ata, duke i detyruar në disa raste që të bënin marrëdhënie seksuale me të. Nga viti 2009 ai konsiderohet të ketë shantazhuar kështu gjithsej 44 djem të rinj. Ai u dërgonte përmes msn-së dhe facebook-ut fotografi dhe xhirime pornografike ku shihej gjoja “vajza”, me fytyrën e të cilës ai paraqitej.

Si “kundërshpërblim” ai kërkonte nga djemtë që ë bënin veprime seksuale para kamerës. Pasi i merrte ato, ai kërcënonte viktimat se do t`ua dërgonte ato pamje shkollave, mësuesve dhe prindërve të tyre. Ata që binin në këtë kurth detyroheshin të dilnin në takime me të dhe t`i nënshtroheshin në disa raste dëshirave të tij perverse seksuale. Siç thotë zëdhënësi i policisë së Bernës Michael Fichter, konsiderohet se janë gjithsej 44 viktima të veprimeve pedofile të 47 vjeçit.

Pedofili nga Berna ka vazhduar “biznesin” e tij i pazbuluar përgjatë dy viteve. Djemtë e viktimizuar kishin frikë aq të madhe se do t`u publikoheshin fotografitë dhe videot, sa që asnjëri prej tyre nuk merrte guximin të denonconte rastin në polici. Këtë megjithatë e bëri njeri prej tyre në gusht të vitit 2011, në mënyrë anonime. Ai e kishte lënë takimin me pedofilin në një shkollë. Por aty, në vend të tij,burrin 47 vjeçar po e priste policia.

Pas këtij rasti paraqitet edhe një viktimë tjetër dhe kështu pedofili arrestohet dhe tashmë mbahet në paraburgim. Ai do të paditet për detyrim seksual, veprime seksuale me fëmijë, shantazhim dhe përhapje të pornografisë.