Shqipëria
PD-ja akuzon kompaninë e Edmond Begos
Partia Demokratike ka vazhduar me akuzat për shpërdorimin e fondeve publike nga ana e qeverisë për të cilën thonë se i ka përfituar biznesmeni, Edmond Bego, për shkak të miqësisë me socialistin Taulant Balla.
Deputeti i PD-së në një konferencë për media tha se një dokument që ata kanë siguruar tregon se në autostradën Tiranë-Elbasan, kompania e Begos ka përfituar 10 milionë euro nga paratë e taksapaguesve.
“Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit. Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania “Inerte Express” e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Është kjo një nga arsyet pse gjendja për njerëzit e zakonshëm është përkeqësuar dhe mesatarisht 45 biznese mbyllen në ditë, që kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare”, ka thënë ai.
Partia Demokratike i ka bërë thirrje edhe prokurorisë të nisë hetimet për këtë rast.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












