Lifestyle
Pastrimi rrënjësor i organizmit, çfarë të bëni
Një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për të hequr toksinat nga trupi është gjithmonë e mirëpritur dhe sa më e thjeshtë mënyra, aq më e përshtatshme është që të ndiqet.
Kjo mënyrë e thjeshtë që do t’ ju sjellim quhet Cleanse dhe i referohet një qasjeje të caktuar për largimin e toksinave nga trupi, për të rënë nga pesha dhe për të përmirësuar shëndetin. Ky pastrim arrihet nëpërmjet disa mënyrave:
• duke mos ngrënë për një fashë të caktuar orari
• duke pirë lëngje frutash dhe perimesh gjatë gjithë ditës
• duke përdorur laksativë të ndryshëm për të pastruar zorrën e trashë etj.
Programe pastrimi ka nga më të larmishmet dhe hapi i parë është kufizimi i fortë i kalorive që nënkupton se rënia nga pesha është e mundur falë tyre, por për një periudhë afat-shkurtër. Sipas ekspertëve, nëse doni të jetoni shëndetshëm dhe të dobësoheni, kujdesuni për mëlçinë.
Programet e pastrimit dhe rënia nga pesha
Siç e thamë edhe më herët, një program tipik pastrimi është premtues për rënien nga pesha por nuk është i shëndetshëm. Së pari, rënia nga pesha është e shpejtë por zgjat pak. Arsyeja është shumë e thjeshtë, programe të tilla të pastrojnë organizmin por të shterojnë energjitë dhe njeriu bie në kurthin e rënies së shpejtë nga pesha vetëm për ta marrë atë në pak ditë.
Kategoritë e programeve të pastrimit
Programet drastike të pastrimit ndahen në tri kategori:
• Pastrim nëpërmjet lëngjeve
• Pastrim të zorrës së trashë,
• Pastrim nëpërmjet eliminimit të disa ushqimeve
Programi i parë kryhet nëpërmjet lëngjeve të frutave dhe perimeve. Ai mund të mbahet në një, dy, disa ditë apo javë. Në këtë program, njeriu pi vetëm lëngje dhe asgjë tjetër.
Programi i dytë mund të kërkojë edhe suplementë apo laksativë për të pastruar me themel zorrën e trashë. Metodat e pastrimit të saj janë të shumëta por më ekstremja është ajo që kërkon injektimin e sasive të mëdha të ujit, barishteve dhe kafesë që ose përdoren për shpëlarjen e zorrës së trashë ose lejohen të qëndrojnë aty për një minutazh të caktuar. Gjithësesi kjo metodë është shumë ekstreme dhe jo e mbështetur shkencërisht. Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha.
Programi i tretë është që në një ose disa ditë të caktuara të hiqni dorë nga një ose disa kategori ushqimesh, siç është bulmeti apo soja. Kjo rekomandohet sidomos për ushqime që kanë tendencën të shkaktojnë probleme me zorrën e trashë. Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha. Ekspertët thonë se programe të tilla shoqërohen me shumë rreziqe të shtuara dhe mënyra më e shëndetshme, më e saktë dhe më e duhur për rënien nga pesha është ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Sipas tyre, rruga drejt rënies nga pesha nuk ka shkurtime.
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










