Kuriozitete
Pasta të shijshme për vetëm 60 sekonda
Me asnjë kamerier përreth, klientët janë në kontroll të plotë të ushqimit dhe shpejtësia e përgatitjes është ajo që i lë pa mend

Super-marketet e shumta dhe automatet e shitjes nuk janë aspak lajm sot, por restorantet e panjohura në rrugët kryesore në qytetet kineze që shesin pasta të përgatitura për vetëm 60 sekonda janë. Dhe këto pika të shitjes jo vetëm që ofrojnë ushqim të shpejtë në plot kuptimin e fjalës por po ashtu kanë mahnitur klientët me shijen që kanë. Klientët tani habiten si ka gjasa që pasta të përgatitet aq shpejt dhe të jetë aq e freskët dhe e shijshme.
“Them se kjo është e jashtëzakonshme. Pastën zakonisht e hanim në restorant dhe po habitem si janë kaq të freskëta nga kjo makinë. Dua të provoj më shumë,” tha një klient. Me asnjë kamerier përreth, klientët janë në kontroll të plotë të ushqimit dhe shpejtësia e përgatitjes është ajo që i lë pa mend. Sidoqoftë, një pjesë e klientëve mendojnë se automati vetëm e ngroh ushqimin.
“Them se pasta është e përgatitur paraprakisht dhe automati vetëm e ngroh,” tha një klient. Por, sipas krijuesve të këtij automati, ai është më shumë se kaq.
“Në këtë automat mund të rregulloni gjithçka. Sa të djegës i doni, sa kripë doni, uthull e të tjera. Të gjitha këto janë të rregulluara paraprakisht për me tepër edhe nxehtësia varët nga blerësi,” tha Zhang Ksiaobin, krijuesi i automatit. Natyrisht edhe në këtë rast për të bërë këtë automat që të funksiononte është përdorur inteligjenca artificiale. Dhe tani klientët shpresojnë që krijuesit do të mund të provonin automate të ngjashme për ushqime të tjera.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti