Lajme
Pasojat psikologjike nga Covid-19
Ngarkesa emocionale, frika dhe mënyra e përjetimit të sëmundjes së COVID-19 dhe pandemisë ka shtuar numrin e personave që i drejtohen Spitalit Psikiatrik me çrregullime të shëndetit mendor.
“Pa dyshim që kemi një rritje të shqetësimeve të karakterit psikiatrik. Është e padiskutueshme që një pacient që nuk ka pasur kurrë probleme psikiatrike, pas kalimit të COVID-19 ose në periudhën e pandemisë, për shkak të stresit të ngarkuar mund të kenë shfaqur për herë të parë çrregullime psikiatrike”, shprehet Irena Thoma, mjeke psikiatër, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Mjekja thotë se pritet një rritje e konsiderueshme e personave që vuajnë nga sëmundja e demencës ose Alcaimer, e cila çon në plakjen e trurit.
“Jo detyrimisht është COVID që shkakton Alcaimer, por ka një lidhje që është e pakundërshtueshme. Një person i cili vuan nga Alcaimer ka një tru që vjen duke u rrudhosur, atëherë fillon të humbasë vezullimin e personalitetit, të karakterit, të bëhet një person me dëmtim përqendrimi, me dëmtim të kujtesës, me dëmtim të aftësisë për t’u kujdesur për veten”, tregon mjekja.
Demenca mund të fillojë me një gjendje depresive, me dëmtim të kujtesës, vështirësi për të marrë informacione të reja, pagjumësi.
Për të shmangur të tilla simptoma, për pacientët që po kalojnë COVID-19 mjekja këshillon që ata të fokusohen në shërimin e tyre dhe jo te frika.
“Zbatimi i këshillave mjekësorë, trajtimi në mënyrë maksimale ashtu sikurse këshillohet, jep shanse që problemi të kalojë më lehtë”, këshillon mjekja psikiatër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









