Lajme
Pasi u dëbua nga Shqipëria, Harun Çelik del para gjykatës turke
Është bërë e ditur se Gjykata në Turqi ka vendosur të lërë në burg të akuzuarin si pjesëmarrës në organizata terroriste, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi.
Thuhet se Gjykata vendosi masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”.
Po ashtu, Çelik më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, i cili u arrestua në aeroport si i akuzuar për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
Duhet theksuar se Harun Çelik nuk ka punuar asnjë ditë në Shqipëri dhe ka ardhur në vendin tonë vetëm për ta përdorur si mundësi kalimi drejt një vendi perëndimor.
Mirëpo, polica shqiptare e zbuloi dhe e arrestoi. Ai bëri burg deri në 1 janar kur u lirua. Ai u dëbua menjëherë dhe u dorëzua tek antiterrori turk.
Avokati i tij, Alban Bengasi, i tha ABC News se Harun Çelik nuk ishte njoftuar për dëbimin, siç ligji e kërkon, dhe për këtë arsye ai nuk kishte pasur mundësi të bënte ankim, përcjell albinfo.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













