Maqedonia
Pasi të kalojë ligji për gjuhët, Zijadin Sela braktis koalicionin me LSDM-në
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela tha se partia e tij do të vazhdojë të mbështesë reformat, por në të njëjtën kohë i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev që t’i shkarkojë funksionarët e ASH-së nga Qeveria
Pas votimit të Projektligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet të votohet së shpejti në kuvend, Aleanca për Shqiptaret që drejtohet nga Ziadin Sela do të largohet nga Qeveria Zaev. Ky vendim pason zgjedhjen e Venko Filipҫes në postin e ministrit të Shëndetësisë, duke zëvendësuar këtu Arben Taravarin i cili u zgjodh kryetar i Komunës së Gostivarit. Por, sipas marrëveshje për koalicion qeverisës, ky post i takonte Aleancës për Shqiptarët.
Kreu i Aleancës, Zijadin Sela tha se partia e tij do të vazhdojë të mbështesë reformat, por në të njëjtën kohë i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev që t’i shkarkojë funksionarët e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria, citon alsatm.
“Do të votojmë këtë ligj dhe prej këtij momenti Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e një Qeverie e cila mban emrin Qeveri reformatore por fatkeqësisht është shndërruar në lavatriçe e politikanëve të inkriminuar dhe korruptuar dhe po lan nga mëkatet këto politikanë sidomos që i përkasin bllokut politik shqiptar në Maqedoni”, deklaroi Sela, i cili akuzoi Zaevin për tradhti, pasi sipas tij, shkeli marrëveshjen për formimin e Qeverisë reformatore.
“Jo, nuk e kemi ndërmend ne të kërkojmë zgjedhje të parakohshme. 2018 vit shumë i rëndësishëm për Maqedoninë që të debllokohen proceset euro-integruese dhe Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-së. Ne do të flakim interesin tonë partiak që është zgjedhje sa më shpejtë me qëllim që të përballemi me BDI-në”, deklaroi Sela, njëri nga politikanët më pragmatik sa i përket kushtit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Aleanca për Shqiptarët në Kuvendin Qendror të partisë që u mbajt në Gostivar, vendosi që më 11 mars të mbahet kongresi i partisë ku do të zgjidhen kryetari, nënkryetarët e organet e tjera partiake.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










