Shqipëria
Pasaportat diplomatike, Qeveria e Shqipërisë shtyn afatin e përdorimit
Me vendimin e ri është ndryshuar: ”Subjektet, që janë pajisur me pasaporta apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 qershor 2020”.
Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka marrë vendimin për të shtyrë vlefshmërinë e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.
Vendimi i marrë së fundmi rrëzon vendimin e marrë më 12 qershor, kur u vendos se ”formati ekzistues i pasaportës diplomatike dhe shërbimit është i vlefshëm deri në datën 31 dhjetor 2020”. Me vendimin e ri ky afat është shtyrë deri më 31 dhjetor të 2021, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan Top-Channel, pika 14 ishte më e kundërshtuara ku parashikohej: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.”
Me vendimin e ri është ndryshuar: ”Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 qershor 2020”.
Më herët, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kundërshtoi gjyqësisht vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cenohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve, ishte e paligjshshme. Gjithsesi, ankimimi i Shoqatës u rrëzua në Gjykatën Administrative, por së fundmi është Qeveria që ndërhyn për të shtyrë afatin e përdorimit.
Gjyqtarët janë vetëm një prej kategorive që pajisen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, ashtu si pjesa më e madhe e funksionarëve publikë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











