Jeta në Zvicër
Pasaporta zvicerane më e lirë në Lozanë se sa në Friburg
Të bëhesh shtetas zviceran ka një çmim dhe ky i fundit ndryshon masivisht në varësi të kantonit të banimit, duke filluar nga 500 në 3000 franga, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Vëzhguesi i çmimeve ka vendosur të hetojë pabarazitë e forta midis kantoneve në kostot e faturuara për aplikuesit e natyralizimit zviceran, raporton “Le Matin Dimanche”, transmeton Albinfo.ch. “Ne kemi filluar tashmë një studim”, spjegon për gazetën në fjalë, Beat Niederhausen, zëvendës i mbikëqyrësit të çmimeve. “Ne i kërkuam shumat nëpër kryeqytetet e secilit kanton. Pastaj do të shohim se cilat janë procedurat dhe arsyet për dallime të tilla”, ka shtuar ai.
Sipas ligjit, të dalurat duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet. Në Fribourg, i cili ka të dalurat më të larta në Zvicrën Perëndimore, duhet llogaritur në mes 1800 e 3000 frangave për shtetësi zvicerane, ndërsa në Lozanë, që shtrihet përballë, shpenzimet e procedurës sillen në mes 550 e 850 frangave. Shumën e lartë Friburgu e justifikon me një numër më të vogël të aplikantëve në pasaportën zvicerane. Kryeqyteti i Kantonit Vaud aplikon një tarifë paushalle për secilin kandidat, informon më tej Albinfo.ch.
Nga ana e politikave, opinionet ndryshojnë. Sipas këshilltares nacionale të Friburgut, Valérie Piller Carrard (PS), këto shuma “të larta” mund të detyrojnë kërkuesit të heqin dorë nga natyralizimi. Ndërsa në anën e UDC, politikani nga Valisi, Jean-Luc Addor, beson se “sasi të vogla” që praktikohen në disa kantone janë “një opsion i gabuar”: “Unë nuk e përkrahi këtë zgjedhje politike për të shitur pasaportën zvicerane”, ka përfunduar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz