Lajme
Pasagjerët e mbetur në Cyrih mbërrijnë në Tiranë
Pasagjerët e mbetur të bllokuar në aeroportin e Zyrihut pas më shumë se 24 orësh mbërritën në tokën shqiptare.

Të pyetur nga Euronews Albania ata thanë se mbetën në aeroport në Zvicër, pasi iu tha nga kompania ajrore se fluturimi për në Shqipëri anulohej.
“Nuk e morëm vesh ata thonin e ka anuluan Rinasi, këta thonin e kanë anuluar ata, nuk u mor vesh me thënë të drejtën.”
“Ka patur një mungesë transparence në bisedimet që janë bërë mes kompanisë së fluturimit dhe institucioneve. Qytetarët edhe tani edhe pse u zgjidh situata edhe ne jemi në Tiranë nuk e dimë akoma se pse na u desh të rrinim në Zyrih një natë.”
Rreth 150 pasagjerët në fjalë shprehen se janë detyruar që të presin në aeroport në kushte të vështira dhe se e kanë kaluar natën duke fjetur në dysheme apo karriget e aeroportit.
Kompania ajrore zvicerane e pyetur nga Euronews Albania tha se Shqipëria nuk u kishte dhënë leje për të fluturuar drejt Tiranës për shkak të kufizimeve të hyrjes për shtetasit jashtë Be-së.
Nga ana tjetër burime nga Ministria e Infrastrukturës thanë se kompania zvicerane duhej t’i vinte në dijeni pasagjerët për mungesën e një marrëveshje për lejimin e fluturimeve nga zvicra. Kjo sepse aktualisht në Tiranë lejohen vetëm fluturimet që vijnë nga vende të cilat kanë marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë, të tilla si Greqia, Serbia dhe Austria.
Megjithatë duke parë situatën në të cilën gjendeshin pasagjerët e mbetur në Zvicër aeroporti “Nënë Tereza” mundësoi kthimin e tyre në atdhe, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë Nga Londra në Tiranë: Shtyhet fluturimi me 90 minuta vonesë...
-
Po kërkohej nga Austria, arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës
-
Pas Berlinit, kori “Siparantumi” do të dhurojë spektakël në Tajlandë
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur
Jeta në Austri
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë