Shkurt.ch
Pas Zvicrës edhe Austria pezullon sigurimet me Kosovën
Edhe Qeveria austriake i ka kërkuar parlamentit që të pezullojë marrëveshjen për çështje sociale me Kosovën.
Kosova nuk do të ketë probleme vetëm me Zvicrën sa i përket sigurimeve shoqërore. Edhe Qeveria austriake i ka kërkuar parlamentit të këtij vendi që të pezullojë marrëveshjen për çështje sociale me Kosovën.
Për të vetmen arsye se në Kosovë ende mungon një sistem shëndetësor. Deri tani ishte aplikuar një marrëveshje e përkohshme mbi sigurimet, e cila ishte realizuar mes Austrisë dhe ish-Jugosllavisë.
Për këtë ishin dakorduar dyja shtetet mënjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Austrisë.
“Pasi Kosovës, megjithatë, ende i mungon një sistem i sigurimit shëndetësor, dhe i sigurimit nga aksidentet dhe papunësia, dhe pasi Kosova në aspektin e sigurimeve të pensionet ende nuk ka mbështetur bazat e marrëveshjes, Austria do ta pezullojë marrëveshjen e më parshme”, thuhet në komunikatën për media të qeverisë austriake.
Qeveria austriake ia ka paraqitur Parlamentit vendimin për miratim. Në të njëjtën kohë Austria synon përfundimin e shpejtë të një marrëveshjeje të re, thuhet në këtë njoftim të Qeverisë austriake.
Në bazë të statistikave shtetërore të Austrisë në këtë vend jetojnë rreth 30.000 qytetarë me prejardhje nga Kosova.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










