Bota
Pas valës së të nxehtit, Evropa përfshihet nga stuhit
Vala intensive e të nxehtit që javën e shkuar mbërtheu Evropën, u shndërrua në stuhi, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në fundjavë.
Vendet më të prekura ishin Italia, Spanja, Polonia, Franca dhe Austria.
Shumë zona ishin në gjendje gatishmërie pasi nivelet e ujit po ngriheshin në lartësi të rrezikshme.
Në Barcelonë u regjistruan më shumë se 40 litra shi për metër katror në vetëm 30 minuta.
Meteorologët thanë se zonat e prekura në Francë, regjistruan 100 mm reshje shiu të dielën.
Media italiane ndërkohë ka raportuar për tre viktima si pasojë e kushteve të motit. Dy prej tyre ishin goditur nga rrufetë dhe një tjetër ishte përplasur nga era me një rrethim.
Në Kirchberg të Austrisë, shiu i rrëmbyeshëm bëri që sasi të mëdha balte të rrëshqisnin mbi rrugë, duke i bllokuar ato. U desh ndërhyrja e makinerive të rënda për lirimin e tyre.
Ekspertët e motit thonë se sasi të mëdha shiu në një tokë të thatë, favorizojnë rrëshqitjet e dheut, përcjell tch.
Ekspertët në të gjithë botën ia faturojnë këto kushte ekstreme moti viteve ngrohje globale si pasojë e aktivitetit njerëzor.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











