Shqipëria
Pas tërmetit, në Tiranë rriten qiratë
Qiraja është një nga fjalët që po përdoret më shumë këto ditë, pas fjalës tërmet. Katastrofa natyrore ka tronditur edhe çmimet e qirave të banesave. Ka një rritje të madhe të kërkesave për shtëpi me qira, dhe në këto kushte çmimet kanë bërë të veten.
“Nga 180 mijë lekë, kanë shkuar në 250, nga 300 në 350 mijë lekë, thotë një studente. Ka rritje të qirave, njoh njerëz që po kërkojnë dhe që ankohen për rritjen e tyre”, shprehen qytetarët.
“Aktualisht ne kemi shumë herë më tepër kërkesa si agjenci imobiliare. Kërkesat janë 5-fishuar, mund të them. Qiratë janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten, se ka shumë kërkesa. Tashmë u stabilizua pjesa, se cilat godina janë të sigurta dhe cilat jo. Dhe njerëzit po orientohen drejt cilësisë tashmë dhe jo drejt sasisë”, ka thënë Eglent Bici.
Me një përvojë të gjatë në tregun imobiliar, agjenti thekson zonat e kryeqytetit, ku është më e ndjeshme rritja e qirasë, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Në zonat Astirit, Fresku, Don Bosko, 5 Maji, ka rritje me të madhe të kërkesës, veçanërisht gjatë dy javëve. Një banesë 200 mijë lekë, tani jepet 240-250 mijë lekë”, shprehet Bici.
Nga tërmeti të gjithë kanë nxjerrë mësimit e veta. Tani po vihet re edhe një trend tjetër.
“Njerëzit po investojnë në banesa private, për t’i dhënë me qira. Është shtruar kërkesa për apartamente ose godina të vogla të ulëta, dhe jo të larta. Madje, ka shumë kërkesa për shtëpi private nëpër zona të Tiranës”, shton ai.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












