Bota
Pas sulmit në Zelandën e Re, fermeri dorëzon armën pas 20 vjetëve
Një fermer në Zelandën e Re, që tash e 20 vjet kishte në pronësi një armë gjysmautomatike, e ka dorëzuar atë në polici pas sulmit terrorist që ndodhi javën e kaluar në Christchurch.
John Hart u bind që mbajtja e një arme gjysmautomatike nuk ia vlente, pasi rrezikonte të përsëritej sulmi në të cilin vdiqën 50 persona.
Me thirrjen “Kurrë më”, Hart ka dorëzuar armën te autoritetet, ndërkohë dyqani i armëve “Gun City” në të cilën u armatos terroristi i Christchurch, ka vazhduar punën përkundër paralajmërimit të kryeministres Yacinda Ardern se brenda pak ditësh do ta prezantojë ligjin e ri për armët.
“Kam pasur 10 armë në këta 20 vjetët e fundit. E kam një gjysmë-automatik. Armëmbajtja në Zelandë të Re është gjë e zakonshme në vendet rurale, prandaj shumë fermerë kanë armë. Por, nuk ia vlente që të rrezikoja që të përsëritet sulmi”, ka thënë Harti.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











