Kosova
Pas skandalit me dosjet e UÇK-së, dorëhiqet zyrtari i lartë i Tribunalit të Hagës
Pas skandalit me dosjet që u dërguan në zyrat e veteranëve të UÇK-së ka dhënë dorëheqjen njëri prej prokurorëve kryesorë të Hagës. Këto dosje thuhet se kanë zbuluar emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre
Zëvendësprokurori në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, ka dhënë dorëheqje, pasi mijëra dosje, që ndër të tjera, thuhet se përmbajnë emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre, kanë rënë në dorë të veteranëve të UÇK-së, shkruan Gazeta Express në një raport të saj.
Gazeta në fjalë thotë se ka kontaktuar sot Zyrën e Prokurorit të Specializuar rreth dorëheqjes së zëvendësprokurorit, por ZPO-ja nuk e ka komentuar këtë çështje.
Në cilësinë e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip ka intervistuar pjesëtarë të UÇK-së që janë thirrur në Hagë si të dyshuar.
Express ka mësuar se skandali i dosjeve që u dërguan në OVL-UÇK është arsyeja e largimit të zv.prokurorit.
Ndërkaq çështja e mijëra dosjeve që organizata e vereranëve të UÇK-së thotë se u kanë ardhur në zyrë është akoma krejt mister. Nuk dihet se nga kush u sollën, por udhëheqës të organizatës thonë se ajo përmban të dhëna nga hetimet që po i kryen Tribunali Special.
Organizata e veteranëve të UÇK-së, që e kundërshton ekzistencën e Tribunalit Special, thotë se në dosjet që u kanë ardhur në zyrë gjenden dokumente origjinale të Tribunalit.
Zyrtarë të Speciales e kanë bastisur hy herë zyrën e OVL-UÇK-së dhe i kanë konfiskuar dokumentet që u kanë sjellë persona të maskuar dy herë brenda dy javëve.
Ip është avokat britanik me përvojë të gjerë si prokuror ndërkombëtar edhe në Ballkan Perëndimor. Ai ka qenë zëvendësi i Schwendiman edhe si Prokurori i Specializuar dhe si Kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS), paraprijësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ip iu bashkëngjit TFHS-së në qershor 2012 si Zëvendëskryeprokuror dhe shërbeu si Kryeprokuror në Detyrë nga gusht 2014 në maj 2015 pas largimit të Kryeprokurorit të parë, Ambasadori Clint Williamson dhe para ardhjes së Schwendiman.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, heton krimet që pretendohet se janë kryer nga ish pjesëtarët e UÇK-së, nga vitit 1998 deri në fund të viti 2000.
Kjo zyrë tashmë ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte edhe ndaj presidentit Hashim Thaci dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, që përbënin udhëheqjen e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













