CH-Ballkani
Pas Prishtinës, “Dallëndyshja” e Elina Dunit shkon në Beograd
Këngëtarja Elina Duni sonte do të këndoj shqip në Beograd.
Artdashës dhe simpatizantë të shumtë të muzikës xhaz, ishin mbledhur mbrëmë (e premte) në Amfiteatrin e Parkut të Gërmisë për të dëgjuar dhe shijuar këngët më të reja të Elina Dunit.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare e cila jeton në Zvicër, këndoi mbrëmë në Prishtinë në kuadër të turneut Ballkanik në të cilin përuroj albumin më të ri të saj më titull “Dallëndyshe”.
Këngët e albumit janë kryesisht këngë mërgimi, dashurie dhe këngë të vjetra shqiptare që ndërthuren me tingujt bashkëkohorë xhaz të kuartetit, e cila tashmë ka dhjetë vjet që këndon nëpër Evropë.
Në album përfshihen këngë të Shqipërisë veriore, të mesme të jugut, arbëreshe e arvanitase të ndërthurura me xhazin.
“Faleminderit Prishtina e mirë! Ka qenë një mrekulli. Dashni për të gjithë!”, ka thënë Elina pas koncertit, njofton “albinfo.ch”.
Elina Duni, para Prishtinës, “Dallëndyshen” e ka promovuar edhe në Shkup dhe Tiranë, ndërkohë sonte më 19 shtator ajo do të jetë në Beograd për të përfunduar edhe turneun e saj në Ballkan.
Në Beograd Elina do të prezantojë këngët më të reja të albumit të saj të cilat janë në gjuhën shqipe.
Albumi “Dallëndyshe” është i nënti në karrierën e këngëtares Duni dhe i katërti me kuartetin.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












