Lajme
Pas katër muaj e gjysmë pasi ishin shpallur të shëruar, u infektuan sërish
Dy pacientë evropianë janë konfirmuar si të riinfektuar me koronavirusin e ri, duke rritur shqetësimet për imunitetin e njerëzve ndaj virusit, derisa bota po lufton për të zbutur pandeminë.
Janë riinfektuar, me një lloj të ri të virusit, katër muaj e gjysmë pasi ishin shpallur të shëruar, një rast ka ndodhur në Belgjikë ndërsa tjetri në Holandë.
Këto zhvillime kanë nxitur frikën për efektivitetin e vaksinave të mundshme kundër virusit i cili ka vrarë qindra mijëra njerëz megjithëse ekspertët thonë se do të duhej të kishte shumë më tepër raste të riinfektimit në mënyrë që këto shqetësime të justifikohen, raporton Evropa e Lirë.
Virologu belg, Marc Van Ranst, tha se në Belgjikë një grua ishte infektuar për herë të parë në mars dhe pastaj përsëri në qershor. Sipas tij, ka të ngjarë të shfaqen raste tjera të riinfektimit me koronavirus.
Van Ranst tha se gruaja 50 vjeçare, kishte shumë pak antitrupa pas infeksionit të parë, megjithëse mund të kishin kufizuar sëmundjen. Rastet e riinfektimit, sipas tij, mund të jenë të kufizuara, megjithëse ka të ngjarë që raste tjera të dalin në sipërfaqe gjatë javëve të ardhshme.
“Viruset zhvillojnë mutacion dhe kjo do të thotë që një vaksinë e mundshme nuk do të jetë vaksinë që do të zgjasë përgjithmonë, për 10 vjet, ndoshta as për pesë vjet. Ashtu si për gripin, vakisna do të duhet të ripërpunohet rregullisht,” tha ai.
Van Ranst, i cili është pjesë e disa komiteteve belge për COVID-19, tha që hulumtuesit e vaksinave nuk do të befasohen.
Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Holandë njoftoi se kishte zbuluar edhe një rast të riinfektimit e që virologu Marion Koopmans tregoi se pacienti ishte një person i moshuar me një sistem imunitar të dobët.
Por, një riinfektim i vërtetë, si në rastet në Holand, Belgjikë dhe Hong Kong, kërkon testim gjenetik të virusit gjatë infektimit të parë dhe të dytë, për të kuptuar nëse të dy rastet, virusi ka ndryshuar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











