Lajme
Pas deklaratave të presidentit turk, Izraeli tërheq diplomatët nga Turqia
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka njoftuar se janë tërhequr diplomatët nga Turqia për shkak se marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar.
“Duke pasur parasysh deklaratat e rënda që vijnë nga Turqia, unë kam urdhëruar kthimin e përfaqësuesve diplomatikë atje për të kryer një rivlerësim të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Turqisë”, deklaroi ai, raporton “The Times of Israel”.
Tërheqja vjen pas deklaratave të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili përsëriti pretendimet se Izraeli është një pushtues i Palestinës dhe se grupi militant Hamas nuk është terrorist, deklarata këto të bëra në një tubim propalestinez në Stamboll.
Presidenti turk sulmet e Izraelit në Gaza i quajti një “masakër”, teksa u shpreh se aleatët perëndimorë të vendit ishin fajtori kryesor, pas, siç tha ai, krimeve të luftës nga Izraeli.
“Izraelin ne do ta shpallim një vend kriminal lufte para botës. Ne po përgatitemi për këtë dhe do ta prezantojmë Izraelin në botë si vend kriminel lufte”, u shpreh ndër të tjera ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










