Lajme
Pas çfarë shkeljesh në trafik të konfiskohet patentë shoferi në Zvicër?
Jo domosdoshmërisht mund të konkludohet se në Zvicër rregullat e trafikut janë më të rrepta se në vendet e tjera, megjithatë janë disa prej tyre që mund të çojnë shumë lehtë në suspendimin e patentës së shoferit.
Por, cilat janë ato veprime që mund të sjellin në këtë përfundim dhe për sa kohë mund të humbisni të drejtën e vozitjes?
Një prej tyre është shpejtësia dhe kjo më shumë varet se sa shpejt vozitni dhe në cilat zona. Nëse tejkaloni kufirin e shpejtësisë në zonat e banuara, ku jetojnë njerëz dhe ndodhen biznese si dyqane – me 21 deri në 24 km/orë, patenta juaj do të pezullohet për një muaj. Nëse ecni me shpejtësi 25 km/h ose më shumë mbi kufirin, patenta do t’ju hiqet për tre muaj, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Më të lirë për mund të jeni në zonat e pabanuara, ku nëse tejkaloni kufirin e shpejtësisë me 26 deri në 29 km/h, mund t’ju hiqet patenta për një muaj, por nëse e kaloni mbi 30 km/orë do të thotë që mund ta humbisni patentën për tre muaj. Në autostradë, shpejtësia 31 deri në 34 km/orë mbi kufirin do të rezultojë në një tërheqje të licencës për një muaj dhe ajo do të suspendohet për tre muaj nëse e kaloni kufirin me 35 km/orë. Megjithatë masat ashpërsohen nëse dënoheni më shumë se një herë për tejkalim të shpejtësisë dhe patentë shoferi mund të konfiskohet për një periudhë më të gjatë, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Masat janë më të rrepta për ata që ngasin nën ndikim të alkoolit apo substancave të tjera ilegale. Në Zvicër, nuk lejohet të vozitni nëse niveli i alkoolit në gjak është mbi 0.05 për qind. Nëse ndaloheni nga policia dhe niveli juaj i alkoolit është mbi 0,08 për qind, patenta pezullohet për të paktën tre muaj dhe do të merrni gjithashtu një gjobë të rëndë; shuma e saktë do të varet nga sa keni kaluar kufirin. E në rast se ju jeni ndaluar më shumë se një herë për këtë vepër mund të përfundoni në burg për një deri në tre vjet, raporton thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Në rast se shkaktoni aksident për shkak të mungesës së vëmendjes, sidomos nëse dikush lëndohet, varësisht si vendosë policia dhe gjykata, patentën shoferin mund t’ jua konfiskojnë për një periudhë më të gjatë e që caktohet nga vetë këto institucione. Ndërkaq, në rast se shkaktoni aksident, për shkak që jeni në gjendje të dehur ose nën ndikimin e substancave të ndaluara, atëherë përballeni me një gjobë të lartë ose burgim, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Kurdo që ju konfiskohet patentë shoferi ju do merrni një letër që informon se dokumenti në fjalë është i pezulluar dhe për sa kohë dhe duhet të vendosni se kur të dërgoni atë në Zyrën lokale të Rrugëve, pas kësaj ju për një kohë hiqni dorë nga vozitja deri kur të përfundojë periudha e dënimit. Megjithatë, nëse ju kapin duke drejtuar veturën me shpejtësi të rrezikshme dhe duke rrezikuar të tjerët, policia mund t’ju konfiskojë patentën në vend dhe po ashtu, duhet t’i nënshtroheni një vlerësimi psikologjik nëse jeni i aftë për të vozitur, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Një rregull tjetër parasheh se nëse tejkaloni shpejtësinë e caktuar, domethënë 40 km/h ose më shumë mbi kufirin e shpejtësisë në zonat e banuara, 60 km/h ose më shumë mbi kufirin e shpejtësisë jashtë zonave të ndërtuara dhe 80 km/h ose më shumë mbi kufirin e shpejtësisë në autostradë, mund të humbisni patentën për të paktën dy vjet dhe të përfundoni në burg deri në katër vjet, për më tepër, automjeti juaj mund të konfiskohet dhe shitet, raporton thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut Artistja kosovare pranon mirënjohje zyrtare dhe mban fjalim përkrah liderëve amerikanë... -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











