Shkurt.ch
Pas Brukselit, në Zvicër vazhdon debati i sigurisë
Iniciative për të ndaluar ferexhën, në kontekstin e sigurisë në Zvicër pas sulmeve në Bruksel, apo infrastrukturat ligjore dhe materiale të sigurisë së Zvicrës janë temë debati e gazetave të së dielës. Albinfo.ch ka përmbledhur disa vështrime që ju përcjell në vijim.
« Le Matin Dimanche »
Iniciativa popullore “po, të parandalojmë fshehjen e fytyrës”, nisur nga Komiteti i Egerkingen (komitet ky i afërt me SVP/UDC-në dhe nga i cili ka rrjedhur edhe iniciativa kundër minareve) ndan qarqet feministe. Sipas gazetëse frankofone « Le Matin Dimanche », disa aktiviste, sikur Këshilltarja nacionale Ada Marra PS / VD), refuzojnë të mbështesin këtë iniciaticë dhe njoftojnë se do të votojnë “jo”, nëse popullit do t`i duhej të votojë, edhe pse ato janë në mënyrë të qartë kundër bartjes së ferexhesë. Sipas këtyre aktivisteve, kemi të bëjmë me një mashttim dhe me një manipulimi politik i cili shërben vetëm për stigmatizimin e bashkësisë myslimane,” thekson Këshilltarja Geraldine Savary (PS / VD), e cila raporton se “se flitet për më pak se njëqind raste, ferexheja nuk është problem në Zvicër. ”
Sonntagszeitung / Schweiz am Sonntag
Këshilltari nacional i Gjenevës Pierre Mauder bën thirrje për një debat publik mbi sigurinë dhe të drejtat e personalitetit pas sulmeve të Brukselit. “Ne jemi të verbër dhe të shurdhër në Zvicër”, ankohet kreu i departamentit të sigurisë në Zvicër pranë gazetave Sonntagszeitung dhe Schweiz am Sonntag.
“Në nivelin federal, ne ndjejmë një ngurrim për të njohur seriozitetin e situatës,” vëzhgon Pierre Maudet. Shërbimi Informativ i Konfederatës “është shumë larg nga Evropa” sa u përket aftësive për sigurim. Ligji i ri për informata është “varianti minimal”, thekson ai, duke kujtuar se mungon një koncept i qëndrueshëm kombëtar, i cili gjithashtu përfshin ushtrinë. “Ne nuk mund ta konsiderojmë veten si një ishull i mbrojtur.”
NZZ am Sonntag
Anëtarët e Komisionit për politikë të Sigurisë duan t’i japin më shumë pushtet shërbimit informativ të Konfederatës . Sulmet në “Bruksel tregojnë se kërcënimi terrorist është real ». Këshilli Federal duhet të shqyrtojë nëse ai mund t’i japë në mënyrë urgjente më shumë kompetenca shërbimit informativ nën domosdoshmërinë e ligjit,” thekson për NZZ am Sonntag Këshilltarja nacionale Ida Glanzmann-Hunkeler (PDC / LU). Parlamenti Federal miratoi një ligj të ri për shërbimin informativ në shtator. Nga ana e kundërt, një aleancë e udhëhequr nga Rinia Socialiste, të rinjtë e Gjelbërt si dhe Partia Pirate, kanë iniciuar një referendum. Populli do të vendosë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










