Jeta në Zvicër
Pas Brexit-it, marrëveshje e tregtisë së lirë me Britaninë
„Qëllimi është i qartë. Nuk është në rregull të kalojë asnjë ditë pas lirimit të Britanisë së Madhe pa një rregullore të re të vlefshme“, tha Schneider Amman

Ministri zviceran i Ekonomisë, Johann Schneider Ammann, ka thënë se do të ketë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë e Madhe menjëherë pasi vendi të braktisë Bashkimin Evropian, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.
„Qëllimi është i qartë. Nuk është në rregull të kalojë asnjë ditë pas lirimit të Britanisë së Madhe pa një rregullore të re të vlefshme“, tha Schneider Amman.
„Të paktën, kjo është e nevojshme që të mos jetë më e keqe se marrëveshja e mëparshme”, shtoi ai.
“Blick” theksoi se në Forumin e fundit ekonomik në Davos ministri britanik për Tregti, Liam Fox, ka shprehur një interes të fortë në për një marrëveshje të mundshme me Zvicrën.
Qeveria britanike nuk është ende e autorizuar të negociojë marrëveshje të reja tregtare, derisa vendi është anëtar i BE-së. Negociatat pas Brexit-it me Brukselin mund të zgjasin deri në vitin 2019.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin Mini-seancë profesionale portreti është mundësia që të krijosh një imazh të përkryer, duke pasqyruar çdo hap...
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve