Shkurt.ch
Pas akuzave për pagesë të grupeve terroriste, jep dorëheqje shefi i Holcim-it
“Edhe pse unë nuk jam i përfshirë në asnjë veprim të gabuar dhe as nuk kam pasur njohuri për ndonjë të tillë, mendoj se me dorëheqjen time do të kontribuoj për të sjellë qetësi në ndërmarrjen"
Koncerni zviceran LafargeHolcim, më i madhi në botë për prodhimin e cementit është përballur së fundi me akuzat se u ka paguar para grupeve terroriste në Siri, në mesin e të cilave edhe “Shtetit Islamik”. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kishin bërë një akuzë vitin e kaluar në adresë të këtij koncerni me dyshimin se ka paguar para në mënyrë që të mund të vazhdojë të menaxhojë edhe më tutje një kantier të tij në Siri, shkruan spiegel.de.
Si reaksion ndaj këtyre akuzave, shefi i koncernit Eric Olsen ka paralajmëruar dorëheqjen e tij. “Edhe pse unë nuk jam i përfshirë në asnjë veprim të gabuar dhe as nuk kam pasur njohuri për ndonjë të tillë, mendoj se me dorëheqjen time do të kontribuoj për të sjellë qetësi në ndërmarrjen, e cila, lidhur me çështjen e përmendur, prej disa muajsh është në fokus.
Sipas të dhënave të përkohshme , koncerni në fillim të marsit ka pranuar se në vitet 2013 dhe 2014 ka paguar një grup të armatosur në Siri për të siguruar furnizimin e kantierit dhe lirinë e lëvizjes për punëtorët, transmeton albinfo.ch. Avokatët e angazhuar nga LafargeHolcim më vonë kishin ardhur në përfundim se përveç punëtorëve lokalë, edhe pjesëtarë të menaxhmentit të koncernit kishin pasur njohuri për këto shkelje.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










