E-Diaspora
Pas 5 vitesh gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është shqiptar
Një trup i pajetë është gjendur në një banesë të shekullit XVIII në Senago të Milanos në Itali.
Informacionet e mediave italiane bëjnë me dije se viktima duhet të ketë rreth 5 vite që ka humbur jetën. Prej hetimeve paraprake është vënë re se skeleti i gjetur është i seksit mashkull, i moshës midis 35-45 vjeç.
Gjithashtu paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë një shqiptar i zhdukur nga Genoa para disa vitesh, shkruan “Vision Plus”.
Një sërë emrash të personave të raportuar të zhdukur para 5 vitesh po shqyrtohen nga hetuesit, përcjell albinfo.ch.
Krahasimi i periudhës së zhdukjes së viktimës që ka ndërruar jetë së bashku me ekspertizën e thelluar mjeko-ligjore do të bëjnë të mundur identifikimin e trupit.
Ndërkohë që nuk dihet asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimës së gjetur.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















